E Diel, 1 Nëntor 2026

Tafaj: Akreditimi i universiteteve nga agjenci të huaja

TIRANE- Akreditimi i universisteteve shqiprare do të bëhet nga agjenci të huaja. Ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj deklaroi sot se ky proces do të realizohet brenda këtij viti dhe do të nisë fillimisht me universitetet private.

Është plotësuar numri i nevojshëm i shkollave të larta në katër fushat kryesore që janë zgjedhur për ankim. Nuk mund të bëheshin të gjitha në kuadër të një projekti”- tha Tafaj duke ritheksuar se është një projekt që do u shërbejë studentëve, por nuk është akreditim. ”Akreditimi është një projekt i dytë i cili do të ndodhë brenda këtij viti në bashkëpunim me agjencitë e huaja, dhe do të fillojë me universitetet private ”

Duke theksuar se përmirësimi statusit të mësuesit dhe pedagogët mbetet prioritet, ministri i Arsimit deklaroi se edhe këtë vit, për këtë kategori parashikohet rritje e pagave, megjithëse nuk dihet se në cfarë mase.

Ministri Tafaj ka uruar arsimtarët për fetën e 7 Marsit, duke deklaruar se refrormat për arsimin do të vazhdojnë.
(s.g/NEWS24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Tafaj: Akreditimi i universiteteve nga agjenci të huaja

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›