E Shtunë, 31 Tetor 2026

Linja e energjise 400 kv Shqiperi -Kosove, nis me 2009

Ndertimi i linjes se interkonjeksionit 400 kv Tirane-Prishtine do te nise brenda vitit 2009 dhe do te perfundoje pas 20 muajsh, bene te ditur dje burime zyrtare te Operatorit te Transmetimit te Energjise (OST). Qeveria gjermane pritet te mbeshtese me nje grant konsulencen dhe mbikeqyrjen e realizimit te projektit per linjen 400 kv te interkonjeksionit Tirane-Prishtine per pjesen shqiptare, si dhe ka siguruar financimin e pjeses kosovare te kesaj linje permes bankes gjermane KfW. Per realizimin e projektit, nje grup i perbashket pune, me eksperte shqiptare dhe kosovare te sistemeve te transmetimit te energjise, do te punojne gjate muajit shtator per hartimin e nje marreveshjeje te detajuar te punes per ndertimin e linjes. Burimet e OST-se thane se kjo marreveshje do te perfshije ceshtje qe lidhen me pergatitjen e dokumenteve te tenderit, vleresimin e tij, menyren e operimit per mirembajtjen e linjes, etj. Projekti per ndertimin e linjes se interkonjeksionit 400 kv Tirane-Prishtine perfshin ndertimin e nje linje te tensionit te larte me gjatesi rreth 238 km, prej se ciles 85 km ne territorin e Kosoves, si dhe fuqizimin e nenstacioneve 400 /220 kv Tirana 2 dhe Prishtine.

Skeda e projektit

-Gjatesia e linjes rreth 238 km.

-Prej se ciles 83 kilometra ne territorin e Kosoves dhe pjesa tjeter ne Shqiperi.

- Kostoja financiare 58 milion euro,

-Prej te ciles 24 milion euro per linjen ne territorin e Kosoves dhe 34 milione euro per ate ne pjesen shqiptare.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›