Volumet e shitjeve me pakice rriten 28 %
Volumi i shitjeve me pakice eshte rritur me 28.3 per qind ne tremujorin e dyte te vitit, krahasuar me te njejten periudhe te vitit paraardhes. Krahasuar me tremujorin paraardhes indeksi i volumit te shitjeve ne tregtine me pakice eshte rritur me 7.2 per qind. Ne grupin "Artikuj te perzier kryesisht ushqimore ne njesi tregtare jo te specializuara" indeksi i volumit te shitjeve eshte rritur 14 per qind ne kete tremujor krahasuar me tremujorin paraardhes. Ne grupin "Tregtia dhe riparimi i automjeteve" indeksi i volumit te shitjeve eshte rritur 5.8 per qind, krahasuar me tremujorin paraardhes.