E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cmimi i larte, bie shitja e naftes

Cmimet e larta te karburanteve frenojne konsumin e naftes ne vendin tone. Instituti i Statistikes, INSTAT ne publikimin me te fundit per ecurine e tregtise me pakice ka konstatuar se, konsumi i karburantit ne tremujorin e dyte ka rene me 2.3 per qind, nderkohe qe konsumi per te gjithe artikujt e tjere ka shenuar rritje. Ne fakt per here te pare konsumatoret vendas kane reaguar ndaj cmimeve te larta te naftes duke ulur konsumin. Per shkak se, tregu shqiptar edhe aktualisht po ofron cmime te larta ne raport me tregjet nderkombetare ku nje fuci nafte ka rene poshte kuotes 107 dollare. Per dy muaj me radhe cmimi i naftes ne tregjet nderkombetare ka rene me me shume se 30 per qind, ndersa ne tregun vendas cmimet nuk jane ulur as 3 per qind. Ulja e konsumit megjithese modeste, pritet te jete nje presion mbi tregun e karburanteve per te ulur cmimin. Nje liter nafte Eurodiezel vazhdon te kushtoje 165 leke, njesoj sikur ne tregjet nderkombetare, cmimi i naftes te ishte me mbi 130 dollare per barele. Nje nga shkaqet kryesore pse cmimi i naftes ne tregjet nderkombetare ka rene, ishte edhe renia e konsumit ne kete lloj produkti. Ministri i Financave, Ridvan Bode ka deklaruar disa dite me pare se, nepermjet nje marreveshje, ndermjet importuesve te medhenj te naftes dhe Ministrise se Financave do te percaktohen cmimet e shitjes se gazoileve ne pikat e pakices. Duke e cilesuar jo te ndershme lojen e cmimeve ne tregun e shqiptar te karburanteve, Bode tha se, eshte arritur nje marreveshje me grosistet. Keta te fundit do te percaktojne cmimin qe ofrohet ne pikat fundore te tregut te karburanteve, pikat e pakices. Ne rast se, pakica ofron cmim me te larte se, sa marreveshja me grosistet, ndaj tyre do te merren masa. Por duket se, edhe kjo marreveshje nuk po funksionon ne tregjet e pakices, te cilat po reflektojne cmime njesoj si ne periudhen e krizes. Tatimoret kane gjobitur disa nga pikat e shitjes me pakice te karburanteve per spekulim me cmimet.

B.Hoxha


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›