E Diel, 1 Nëntor 2026

Votimi i Cefës në Kuvend, Ruçi: U rrënua demokracia

Kreu i grupit parlamentar socialist Gramoz Ruçi ka deklaruar se miratimi i kandidaturës së Elvis Cefës është provë e rrënimit të parimit demokratik. Duke folur në seancën e sotme plenare, Ruçi theksoi se votimi i së enjtes së kaluar nuk ishte i fshehtë dhe deputetëve iu mohua vota.

“Ju dhatë një provë të rrënimit të parimit demokratik të zgjedhjes. A ishte votimi i së enjtes i fshehtë? Jo. Votimi i fshehtë iu mohua të gjithë deputetëve. Rregullorja e kuvendit ashtu si edhe kushtetuta kërkon kuti votimi, fletë votimi por këto u hoqën duke cënuar parimin kushtetues të votës së fshehtë. Ju kërkuat të kontrollonit votën e çdo deputeti. Turp. Ky është turp. Në radhë të parë për kryeministrin Berisha dhe në radhë të dytë për ju kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli” theksoi Ruçi.

Ai ka theksuar më tej se ajo që ndodhi seancën e kaluar nuk duhej lejuar pasi sipas tij është abusive. “Ajo që u tentua të aplikohej nuk duhej lejuar se është abuzive, manipuluese, është dhunuese e së drejtës për të votën. Nuk do të ketë një rast të dytë pasi ne do t`ju ndalim” ka theksuar më tej Ruçi.

vijon..
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›