E Diel, 1 Nëntor 2026

Inteligjenca e NATO-s-Berishës: Mbështetje SHIU-t

Drejtuesit e shërbimeve ushtarake të Inteligjencës së NATO-s ka kanë deklaruar se do të vijojnë të bashkëpunojnë ngushtësisht dhe do të mbështesin Shqipërinë dhe shërbimet e saj informative, në veçanti SHIU-n.
 

Gjatë një takimi me kryeministrin Berisha, drejtori i Divizionit të Inteligjencës në NATO Fhlip Ritcheson dhe admirali Norman Hyes, vlerësuan kontributi real dhe të rëndësishëm të Shqipërisë, në luftën kundër terrorizmit si dhe për forcimin e paqes dhe stabilitetit në Afganistan dhe i shprehën mirënjohjen më të thellë të agjencive që ata përfaqësojnë dhe të SHBA-ve për këtë kontribut.  Ata gjithashtu shprehën vlerësimin më të lartë për sakrificën e një prej efektivave të shkëlqyer të forcave speciale shqiptare, kapiten Feti Voglit.
 

Dy drejtuesit e shërbimeve ushtarake të Inteligjencës së NATO-s vlerësuan gjithashtu punën e shkëlqyer që njësitë e FA-ve shqiptare po bëjnë në Afganistan dhe e siguruan Kryeministrin se agjencitë që ata përfaqësojnë janë plotësisht të angazhuara dhe do të vijojnë bashkëpunimin frytdhënës me SHIU-n shqiptar për tu ofruar udhëheqësve politike dhe vendimmarrësve ushtarakë, informacionin më të saktë dhe në kohën më të përshtatshme të mundshme për ti ndihmuar ata në detyrën dhe vendimmarrjet e tyre të rëndësishme, në mënyrë që misioni në ndihmë të Afganistanit dhe popullit mik të shumëvuajtur të këtij vendi të kurorëzohet me sukses.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›