E Shtunë, 31 Tetor 2026

Interkonjeksioni, Rama: Berisha të përgjigjet

TIRANË- Kreu i PS-së, Edi Rama ka kërkuar veprim të menjëhershem të projektit që çliron Kosovën nga monopoli me Serbinë sa i takon  linjës së furnizimit me energji dhe i ka kerkuar kryeministrit Berisha të përgjigjet për arsyet e bllokimit.

Në fjalën e tij në mbledhjen e grupit të PS-së, Rama ka kërkuar përgatitjen urgjente të pyetjeve dhe një interpelancë me Berishën në seancë plenare.

Berisha duhet të përgjigjet publikisht, pse është bllokuar prej një viti ky projekt strategjik për Shqipërinë dhe Kosovën; Pse qeveria dhe Berisha nuk i kanë dhënë përgjigje financuesit prej një viti dhe pse qeveria e ka parë të udhës të sillet në kundërshtim me normat etike e ligjore në kushtet e një bashkëpunimi me një donator të rëndësishëm për një cështje kaq të rëndësishme sa është pavarësia energjetike e Kosovës- tha Rama.

Duke u shprehur mosbesues për sinqeritetin e përgjigjeve, Rama ka deklaruar se nuk ka mundësi që Berisha të mos jetë në dijeni të shfaqjes së turpshme, madje e ka akuzuar se është ai regjisori i kësaj shfaqje të turpshme, që i qëndron si njollë jo qeverisë së tij, por gjithë vendit.

Kjo linjë do ishte drejt përfundimit, ndërkohë që bllokimi i saj mban peng politikën e Kosovës, por sjell dëm në bashkëpunimin me në donator të fuqishëm, si Gjermania- tha ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›