E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkëlzen Berisha: Nuk u takova me Hamoviçin dhe Fazlliçin

Fotoja që shoqëron shkrimin kryesor të botuar dje në të përditshmen kosovare "Zëri"

(E përditësuar) –  Shkelzen Berisha, djali i kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, ka reaguar të hënën ndaj një shkrimi të botuar në gazetën Zëri.

Në reagimin e Berishës thuhet: Dje në gazetën tuaj në shkrimin me titull Sali Berisha, me mafinë serbe, kundër Kosovës në një nga paragrafët e tij pohohet se sipas burimeve (që nuk publikohen) të gazetës suaj, unë jam takuar me zotërinjtë Vuk Hamoviq dhe Damir Fazlliç në Vjenë të Austrisë me qëllim ndihmën për bizneset e tyre dhe pengim të projekteve energjetike që lidhin Kosovën dhe Shqipërinë.

Dëshiroj tiu bëj me dije ju dhe mbarë opinionit të Kosovës që kjo është një shpifje e ulët, pasi unë nuk jam takuar kurrë dhe asnjëherë me z. Vuk Hamoviç dhe as me ndonjë ndihmës, apo përfaqësues te tij, as në Vjenë e as në ndonjë vend tjetër të rruzullit, për asnjë lloj pune, apo biznesi, dhe madje nuk kam as njohje me të.

Takimi i supozuar mes meje, z. Hamoviç dhe z, Fazlliç është fund e krye një trillim i ulët i artikullshkruesit. Në përputhje me kodin e etikës, kërkoj botimin e plotë të këtij përgënjeshtrimi në të njëjtën hapësirë dhe germë si gënjeshtra e botuar dje, të shoqëruar me ndjesën përkatëse për shpifjen e bërë ndaj meje.

* * *

Bllokimi i projektit për ndërtimin e autostradës energjetike Kosovë-Shqipëri, nga ana e kryeministrit Sali Berisha, në masë të madhe ka shqetësuar edhe përfaqësuesit e bankës gjermane KFW, të cilët janë edhe donatorë të projektit në fjalë.

Gazeta Zëri, ka siguruar korrespodencën mes ministrit të Financave, Ridvan Bode dhe drejtorit të Bankës gjermane, Roland Siller, ku ky i fundit duket tejet i shqetësuar Në letrën e drejtuar Siller ministrit të Financave, Ridvan Bode, e kishe falënderuar ministrin për letrën që ia kishte dërguar bankës gjermane KFW, më 19 janar të këtij viti.

Çështjet që janë ngritur në letër kanë qenë në fokus të tyre të vëmendjes, që nga nëntori i vitit 2011, kur e kanë marrë evoluimin nal të raportit. Shqetësimet e ngritura meritojnë vëmendje. Ne dy herë kemi arritur në Tiranë, për të diskutuar personalisht me OST, rreth rezultatit të tenderit të transmisionit 400 KW me Kosovën, thuhet në letrën që drejtori Siller i ka dërguar ministrit të Financave, Ridvan Bode.

Më tej në letër thuhet se në pozicionin e nancuesit Banka Gjermane KFW monitoron nga afër të gjithë procesin e tenderit.

Po ashtu, drejtuesit e bankës i kanë rikujtuar ministrit Bode se dallimi mes kompanisë që e ka tuar tenderin dhe kompanisë tjetër që ka qenë konkurrente është tepër i dukshëm.

Kur i kemi pranuar draftraportin nal të vlerësimit diferenca e çmimit mes ofertuesit të parë dhe të dytë të radhitur është i dukshëm. Është detyrë e KFW që fondet të shfrytëzohen sa me ekonomikisht të jetë e mundur. Kjo ka shkaktuar shqetësime te ne, thuhet më tej në letër.

Në fund të letrës drejtori i bankës gjermane KFW thotë se procedurat e tenderit duke i përfshirë edhe kriteret e përzgjedhjes ishin denuar nga agjencitë. Sipas tij, rezultat e vlerësimit janë një rezultat i procedurave të përcaktuara dhe sipas tij, ato nuk mund të kontestohen.

Po ashtu, gazeta Zëri ka siguruar edhe korrespodencën e ministrit të Energjetikës, Nasip Naço me ministrin e Financave, Ridvan Bode dhe me kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha.

Naço i ka rikujtuar kryeministrit Berisha, se për aq kohë sa nancimi për kryerjen e veprave sigurohet nga donatoret e huaj është e natyrshme që procedurat dhe rregullat të vendosen nga ta.

Mosarritja e një zgjidhjeje përfundimtare mes të gjitha palëve lidhur me ketë situatë mund të sjellë dëme të konsiderueshme si në aspektin nanciar, ashtu edhe në atë politik me marrëdhëniet me një donator serioz, siç është KFW, përfaqësues e Qeverisë gjermane, duke e vënë në rrezik realizimin e këtij projekti vital për sektorin elektroenergjetik dhe për ekonominë shqiptare, thuhet në fund të letrës që ministri Naço ia ka dërguar ministrit Bode dhe kryeministrit Berisha.

Përndryshe gazeta Zëri të hënën ka raportuar se si djali i kryeministrit Sali Berisha, i ndikuar nga biznesmenë serbë ka bllokuar realizimin këtij projekti për ndërtimin e linjës së transmisionit Kosovë-Shqipëri, ku si pasojë Kosova po pëson dëme të konsiderueshme, pasi që për momentin të vetmen rrugë për import të energjisë e ka Serbinë.

* * *

Gazeta Zëri: Sali Berisha, me mafian serbe kundër Kosovës  

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka më shumë se një vit që ka bllokuar projektin për ndërtimin e linjës 400 kilovoltëshe të interkonjeksionit, e cila lidh Kosovën me Shqipërinë.

Bllokimi i këtij projekti nga ana e kryeministrit Berisha, i ka siguruar shtetit të Serbisë monopol në importin e energjisë në Kosovë, pasi për momentin Kosova të vetmen rrugë për import të energjisë ka fqinjin verior.

Burime të gazetës Zëri bëjnë të ditur se në mars të vitit 2011, është hapur tenderi për linjën e transmetimit të energjisë, Shqipëri-Kosovë, me kapacitet 400 kilovoltësh, projekt ky i cili financohet nga banka gjermane KFW, ku ndërtimi i kësaj linje midis Shqipërisë dhe Kosovës, do ti sillte vendit pavarësinë nga linjat serbe.

Sipas këtyre burimeve, biznesmeni serb, Vuk Hamoviç, njëri nga njerëzit më të pasur në Ballkan, i cili operon në këtë biznes, në bashkëpunim me Damir Fazliç, janë takuar në Vjenë të Austrisë me djalin e kryeministrit, Shkelzen Berisha.

Biznesmenët serbë kanë paguar shuma të mëdha në instanca të larta shtetërore në Shqipëri, për bllokimin e ndërtimit të linjës, tha burimi i gazetës.

Burime të gazetës Zëri bëjnë të ditur se pas procedurave të rregulla të tenderit, morën pjesë disa kompani të njohura të kësaj fushe, si: Dalekovod nga Kroacia dhe Energo Invest nga Bosnjë e Hercegovina.

Kompania e parë Dalekovod, është një kompani shumë e suksesshme në këtë fushë në mbarë botën, e cila ka përfunduar me sukses dhe linjën e transmetimit të energjisë Elbasan-Podgoricë, me një kapacitet po ashtu 400 kilovoltësh. Pas vlerësimit nga komisioni i tenderit, ku merrnin pjesë OST, KOST, si dhe konsulenti gjerman Intech Gopa, fitues i tenderit u shpall kompania kroate Dalekovod, tha burimi i besueshëm i gazetës.

Por, pas emërimit të drejtorit të ri të Operatorit të Sistemit të Transmisionit (OST), Arben Ibroja, ish-truprojë e Sali Berishës, dhe ish-drejtori i Doganës së Durrësit, ky projekt mbeti nën mëshirën e kohës. Ibroja, udhëzuar nga Sali Berisha, bllokoi këtë projekt për një kohë të pacaktuar. Bllokimi i këtij projekti të rëndësishëm në masë të madhe ka indinjuar edhe drejtuesit e bankës gjermane KFW.

Në letrën drejtuar Ministrisë së Financave drejtori i KFW-së, Roland Siller, ka shprehur shqetësimin për vonesa të realizimit të këtij projekti. Ne po i shikojmë me shqetësim të shtuar vonesat në procesin e dhënies së kontratës për ofertuesit më të mirë për këto dy projekte të mëdha energjetike. Ndonëse për të dyja projektet raportet finale u janë dërguar javë më parë, por deri më tash aprovimi përfundimtar nga OST nuk është dhënë, ku si rrjedhojë edhe vonuar fillimi i negociatave për kontratën dhe nënshkrimin e saj, thuhet në letrën e Siller dërguar Ministrisë së Financave, më 5 dhjetor të vitit 2011.

Më tej drejtori i KFW kërkon nga Qeveria e Shqipërisë që ta rishikojë edhe një herë këtë çështje dhe të sigurojë se ky proces nuk do të vonohet më tej. Po, kjo letër e KFW ka hasur në veshë të shurdhër, pasi që askush nga njerëzit e inkuadruar në këtë projekt nuk i është përgjigjur KFW-së.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›