E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ, Edison Konomi bëhet deputeti më i ri i PS-së

Edison Konomi

KQZ ka miratuar mandatin e Edison Konomit, i cili do të zërë vendin e Rudina Seserit në kampin e majtë në Kuvend.

Zëvendësimi i deputetes së larguar socialiste i jep fund në këtë mënyrë debatit të javëve të fundit mes opozitës së kryetares së Kuvendit për mandatin vakant.

Pas largimit të Seserit, kandidati i radhës në listën e socialistëve ishte Gjon Bardhi, por ky nuk e pranoi mandatin për shkak të pozicionit aktual si kryetar i Bashkisë së Krujës.

Kjo shkaktoi një valë debatesh mes maxhorancës dhe opozitës, i cili u përmbyll pas  vendimit të Kuvendit të enjten e kaluar, i hapte rrugë KQZ-së t’i kalojë mandatin emrit pasues në listë.

Vendimi u mor pas hartimit të një raporti të përbashkët maxhorancë-opozitë në Këshillin e Rregullores dhe Mandateve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›