Linja e kuqe – asnjë gjyqtar që ka dënuar disidentë apo është akuzuar për korrupsion nuk mund të promovohet
Në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Lartë të Drejtësisë Presidenti i Republikës, njëherazi kryetar i KLD-së Bamir Topi deklaroi se reforma në drejtësi duhet të mbetet zgjidhje e më të mirave. Kreu i shtetit, bëri thirrje për profesionalizëm dhe përkushtim absolut në emërimin e krerëve të gjyakatave dhe se “përzgjedhja e më të mirëve për ngritjen e cilësisë së gjykimit dhe imazhit të së drejtës është dhe mbetet prioritet për një shtet demokratik”. Kreu i shtetit, Bamir Topi drejtoi dje mbledhjen e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, që kishte si çështje kryesore shqyrtimin e kandidaturave dhe zgjedhjen e kryetarëve të pesë gjykatave, Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë dhe Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër. Në fjalën e tij, Presidenti theksoi se “një ndër objektivat specifike të reformës në drejtësi është lufta kundër krimit të rëndë dhe atij të organizuar, efektivitetit të së cilës i shërbeu krijimi i Gjykatës për Krime të Rënda. Drejtimi i kësaj gjykate ndikon drejtpërdrejt në rritjen e transparencës dhe të perceptimit të publikut tek gjykata dhe, për pasojë, ky drejtim ka ndikim direkt në rritjen e besimit të shtetasve tanë në dhënien e drejtësisë”. Kur flasim për drejtësi, vijoi z. Topi, ajo që gjithkush kupton është ligje të mira në duart e profesionistëve dhe në funksion të së vërtetës. Presidenti i Republikës, përmendi thënien e Martin Luter Kingut “Padrejtësia, edhe kur ndodhet vetëm diku, është kërcënim për drejtësinë që jepet kudo”. Ai u kërkoi anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë përkushtim dhe profesionalizëm të plotë për emërimin e kryetarëve të gjykatave, duke synuar përzgjedhjen e drejtuesve që do të veprojnë në emër të drejtësisë të së sotmes dhe të së nesërmes.
KLD, zgjedh 5 krerët e rinj të gjykatave/Këshilli i Lartë i Ddrejtësisë ka zgjedhur dje 5 kryegjyqtarët e 5 gjykatave më të rëndësishme në vend, mes të cilave Gjykatës së Krimeve të Rënda dhe të Apelit të Krimeve të Rënda. Dritan Hallunaj është zgjedhur kryetari i Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda në vend të Sandër Simonit. Gjovalin Pernoca është zgjedhur kreu i Apelit të Krimeve të Rënda në vend të Dhimitër Lalës. Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka zgjedhur gjithashtu dhe krerët e gjykatave të rretheve të cilët do të jenë, Artur Malaj për qarkun e Vlorës, Alltun Çela për Sarandën dhe Kastriot Selita për Peshkopinë. Procesi i përzgjedhjes së kryetarëve të rinj ka kaluar përmes një procesi të vështirë pyetje-përgjigjesh të kandidatëve, ku disa anëtarë të KLD-së kanë pyetur kandidatët lidhur me moralin e marrjes së posteve drejtues nga gjyqtarë që kanë marrë pjesë në procese gjyqësore të diktaturës, si dhe në ekzekutimin e ligjeve gjenocidiale. KLD-ja duket se ka qenë shumë e interesuar në vendosjen e linjës së kuqe të kufirit, se asnjë gjyqtar që ka luajtur rol aktiv në procese ku janë dënuar disidentë shqiptarë apo që kanë në cv-në e tyre procedime penale për shpërdorim detyre, vepra korruptive a vendime e vlerësime për pamjaftueshmëri profesionale a dhënie vendimesh haptaz të kundraligjshme. Vendosja e linjës së kuqe nga anëtarët e KLD-së duket se do të shërbejë si analogon edhe për anëtarët e organit legjislativ, të cilët në ditët në vijim do t’u duhet të shprehen për një sërë kandidaturash për në Gjykatën e Lartë.
Zgjedhja e këtyre kryetarëve vjen pak javë pasi KLD emëroi 16 kryegjytarët e rinj në mbarë vendin, ndërkohë për pak ditë përfundon edhe mandati i kryetarit të Gjykatës së Lartë cështje e cila do të thërrasë sërish në votim anëtarët e Këshillit që menaxhon sistemin gjyqësor në vendin tonë.