E Shtunë, 31 Tetor 2026

Linja kozmetike SPA, magjia kurative e Detit të Vdekur

Autori i Lajmit: Silvana Balliu
Panairi Klik Expo Group hyri dje në ditën e dytë, ndërsa vizitorët që i drejtohen Pallatit të Kongreseve, sa vijnë edhe shtohen. Të parat që bien në sy janë dhjetëra makina, që reklamohen që në hyrje. Makina të reja, me 0 kilometra, që tërheqin jo pak dashamirës së automjeteve. Të dyja katet e ndërtesës janë zënë nga bizneset që vijnë jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga vende të ndryshme të botës. Në këtë panair gjen nga të gjitha shërbimet, duke nisur nga produktet ushqimore, tek materialet e ndërtimit, apo biznese që i kushtohen bukurisë. Linja të ndryshme kozmetike janë të reklamuara në katin e dytë. Teksa bëjmë një xhiro, ndalojmë në një nga linjat kozmetike, që na tërheq vëmendjen me sloganin, Deti i vdekur një burim jete”. Produktet SPA, të reklamuara në këtë panair duket se kanë tërhequr shumë klientë, por ndryshe nga çmund të parashikohet, klientela duket se nuk ka as moshë e as gjini. Vizitorët ndalojnë, kërkojnë të shuajnë kureshtjen, se çfarë janë këto produkte, të cilat vijnë nga Izraeli i largët ekskluzivisht për femrat shqiptare. Dy vajza tërheqëse, që kuptohet i shkojnë përshtat linjës së kozmetikës presin me dashamirësi të gjithë klientët. Kamela Goxhomani, menaxhere e përgjithshme e linjës së kozmetikës, SPA tregon se përveç linjës së këtyre produkteve bimore është ndërtuar dhe një qendër kozmetike, e cila punon vetëm me këtë linjë dhe ku klientët mund të drejtohen për të përmirësuar cilësinë e lëkurës së tyre, por dhe të flokëve. “Kompania jonë sjell linjën Intensive SPA, dhe çmimet e produkteve janë jo shumë të larta e mund të konsiderohen mesatare. Intensive SPA është një linjë novatore për kujdesin e lëkurës me një bazë unike balte, kripërash dhe mineralesh nga De ti i Vdekur. Formulat e Intensive SPA janë të pasura me ekstrakte natyrale bimore të tilla si Aloe vera, Jojoba&Shea Butter, e cila është një përzierje e kujdesshme me vajra natyralë të tilla si: ulliri, avokado &lavander dhe të pasura me vitamina”, thotë Goxhomani. Deti i Vdekur përmban masën më të lartë të përqendrimit të mineraleve në botë dhe këto minerale janë të njohura për vetinë e tyre kurative. Ndërsa, balta minerale e Detit të Vdekur përmban 26 minerale esenciale, dhe ndihmon në heqjen e papastërtive, duke mundësuar hapjen e poreve në mënyrë që lëkura të mbetet e freskët. Linja kozmetike Intensive SPA ofron një sërë produktesh, duke nisur nga kremi hidratues, i pasur me Aloe Vera dhe vitaminë E. Ky krem është i përshtatshëm për lëkura normale në të thatë dhe normale në të yndyrshme, ku përdoret si bazë përpara makeup-it. Xheli krem hidratues i formuluar për lëkura të reja, është ideal për tu përdorur para makeup-it. Por linja ka menduar edhe për moshat më të rritura. NJë krem kundër plakjes do ti vinte në ndihmë grave, të cilat kën probleme me rrudhat, duke i mundësuar një lëkurë më të re pas përdorimit. Ky krem ësjtë i pasur me minerale të Detit të Vdekur dhe ekstrakte bimore, ku mund të përdoret nga të gjitha lëkurat. Linja Intensive SPA ofron dhe shumë produkte të tjera, që të gjithë kureshtarët mund ti eksplorojnë në panairin Klik Expo Group, që do të jetë i hapur për vizitorët deri të dielën...

Ky lajm është publikuar: 27/11/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›