E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klik Ekspo Group Greqia, “i ftuari i nderit” organizon Forumin e 3-të ekonomik greko shqiptar

Autori i Lajmit: Redaksia
Greqia, në cilësinë e shtetit “I ftuari i Nderit” i Panairit Ndërkombëtar të Tiranës të organizuar nga shoqëria Klik Ekspo Group, ishte fokusi qendror i kuvendit të biznesit. Në vijim të traditës së simotrave evropiane, Klik Ekspo Group këtë vit me këtë status pagëzoi Greqinë. I pranishëm ishte ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Dritan Prifti, ambasadori i Greqisë në Shqipëri, Nikolaos Pazios, drejtues të lartë të kompanive greke në Shqipëri, përfaqësues të biznesit pjesëmarrës në panair, drejtues të institucioneve publike, si dhe të ftuar të shumtë. Një nga partneret kryesore të Shqipërisë, si politikisht po ashtu dhe në kahun ekonomiko-social, Greqia është vendi-guest ne këtë edicion të Panairit Ndërkombëtar të Tiranës, duke u pozicionuar dhe strukturalist një hap përpara në Galerinë e shteteve. Ministri Prifti deklaroi se, “biznesi grek në Shqipëri konsiderohet nga qeveria shqiptare si shumë i rëndësishëm”.

Ky lajm është publikuar: 27/11/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›