Debora zbardh veriun e vendit

Nderkohe, shiu i rrembyeshem ka sjelle probleme ne portin me te madh detar te vendit dhe ka mbajtur edhe dje larg detit peshkatoret dhe anijet e vogla.
Kukesi
Burime nga Drejtoria Rajonale e Rrugeve ne Kukes njoftuan dje se reshjet e debores kane shkaktuar veshtiresi ne levizjen e mjeteve ne aksin kryesor rrugor qe lidh Tiranen me Kukesin dhe me doganen e Morinit. Trashesia e debores ne kete zone ka arritur mbi 10 centimetra dhe per normalizimin e situates eshte derguar nje borepastruese.
Nga te njejtat burime mesohet se shiu i dendur dhe debora ne zonat e larta kane shkaktuar bllokimin e akseve qe lidhin komunat e Arrnit, Gryke-Cajes, Zapodit e Kalisit me pjesen tjeter te vendit. Ne disa fshatra te ketyre komunave trashesia e debores ka arritur mbi 30 centimetra. Reshjet e shiut e debores kane shkaktuar probleme edhe ne rruget qe lidhin Kukesin me Shishtavecin e Peshkopine, ku ka pasur rreshqitje dheu e guresh ne trasene e rruges. Nderkohe, jane intensifikuar perpjekjet per te mbajtur hapur akset kryesore rrugore, vecanerisht ate Morin-Kukes - Qafe-Shllak ku eshte dhe levizja me e madhe e automjeteve.
Shkodra
Megjithese Shkodra prej dy ditesh eshte perfshire ne reshje te dendura shiu, ende nuk ka zona apo rruge te cilat paraqesin rrezik permbytjeje. Por ndersa situata ne zonat fushore duket normale, ne zonat malore te Qarkut Shkoder reshjet e debores kane filluar te krijojne probleme. Keshtu, ne disa komuna te thella te Pukes, Shkodres dhe Malesise se Madhe reshjet e debores kane nisur te izolojne fshatra.
Konkretisht, ne Komunen e thelle te Iballes ne kufirin mes Pukes dhe Tropojes, disa fshatra e kane te pamundur komunikimin, pasi rruga eshte bllokuar nga debora. Reshje debore ka pasur edhe ne qytetin e Pukes, ku trashesia ka arritur deri ne 25 cm, por rruga nacionale qe lidh kete qytet me rrethet e tjera eshte kalueshme. Probleme te rruges nacionale ka ne aksin Shkoder - Dukagjin, ku si gjithnje mbetet problem aksi rrugor Mali i Shoshit-Shkoder dhe Qafe e Thores-Malesi e Madhe qe per momentin per shkak te reshjeve te rena kalohen me teper veshtiresi. Ndersa ne rrethin e Malesise se Madhe probleme paraqet Komuna Kelmend dhe zona e Vermoshit, ku ne segmente rrugore qe lidhin Vermoshin me kete komune si Qafa e Bordolecit ka mjaft probleme, pasi trashesia e debores ka arritur deri ne 35 cm.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code