Guatemalë, Gjykata Kushtetuese anulon dënimin ndaj ish-diktatorit Rios Montt
GUATEMALA- Gjykata Kushtetuese e Guatemalës ka anuluar sot për mungesë të procedurave dënimin ndaj ish-diktatorit, Efrain Rios Montt me 80 vjet burg, 50 vjet për gjenocid dhe 30 të tjera për krime lufte.
Vendimi anulon të gjitha procedurat, që ndodhën pas ndërprerjes së përkohshme të procesit gjyqësor më 19 prill për mungesë të procedurave.
Për momentin nuk dihet ende në qoftë se do të rifillojnë procedurat dhe në qoftë se Rios Montt, 86 vjeç do të qëndrojë në burg.
"Gjykimi u anulua, pas një apeli nga avokatët e Rios Montt", deklaroi Martin Guzman, zëdhënës i Gjykatës Kushtetuese.
(e.m/ata/BalkanWeb)