Linjë e re urbane qendër Qyteti Studenti

Anila Bisha
Këshilli Bashkiak i Tiranës pritet të miratojë në mbledhjen e ardshme hapjen e një linje të re urban në kryeqytet. Bëhet fjalë për një lonjë autobusi që do të lidhë qendrën e Tiranës me qytetin studenti.
Kjo linjë do tu krijojë studentëve lehtësi në qarkullim dhe do të ofrojë shërbimin, në përputhje me Kartën Bashkiake të Studentit, tha Anila Bisha zëdhënëse e bashkisë.
Gjithashtu para këshilltarëve do të paraqiten edhe gjashtë projekte të tjera ku mes tyre janë plani urbanistik dhe krijimi i komisionit pë ndërtimin e xhamisë së re.