Qeveria, pasdite takim Papulias-Papandreu
ATHINË-Pasditja e sotme duket se do t’i jape fund dilemave rreth kryeministrit te ri te Greqise.
Ndonese njoftuar per ne mesdite zgjatja e takimeve rreth marreveshjes mes paleve ka shtyre publikimin e emrit te ri.
Presidenti Papulias ka lene zyren e tij rreth ores 14.00 dhe ka deklaruar shkurt per mediat: Mbaruam!. Deklarate qe ka lene të kuptohet, se tashmë dy partitë e mëdha kanë arritur në një marrëveshje dhe kanë rënë në një mendje, për kryeministrin e ri dhe anëtarët e qeverisë së re.
Pas kësaj u njoftua se takimi mes presidentit dhe kryeministrit ne detyre Papandreu do të zhvillohet pasdite në ora 17:00.
Ne mengjes Reuters njoftoi se emri i kryeministrit të ri grek pritet të bëhej publik mesditën e sotme.
Lajmi publikuar në Reuters i referohej një zëdhënësi të qeverisë, i cili pavarësisht kësaj nuk ka bërë publik ndonjë emër për drejtuesin e ri të qeverisë.
“Sot, kryeministri do të takohet me presidentin e republikës “, tha zëdhënësi Angelos Tolkas në radio NET.
Çdo gjë do të ndodhë në mënyrë të tillë që pas orës 12.00 ne do të kemi njoftimin e qeverisë së re- ka shtuar më tej ai. Sipas tij, partive socialiste dhe konservatore kishin lakuar emrin e Lucas Papademos për të udhëhequr qeverinë e unitetit kombëtar, duke synuar të ri-krijonte një kredibilitet ndërkombëtar. Por së fundi mësohet se të dyja partitë thanë se kjo ishte tani në dyshim dhe të dy palët ishin në kërkim të alternativave të tjera.
“Kandidatura e Papademos ka ngritur probleme që kanë të bëjnë me të dyja palët” raporton Reuters.
Disa media greke njoftojnë se Papademos kishte vendosur kushte që palët nuk mund ti pranojnë, ndërsa të tjera burime raportojnë se ka pasur kundërshtime nga ministri i Financave Evangelos Venizelos, sepse Papademos donte ndryshimin e ekipit ekonomik të qeverisë.