E Shtunë, 31 Tetor 2026

Linjë nënujore për internetin

Projekti

U prezantua dje në Tiranë projekti për ndërtimin e linjës nënujore për shtrirjen e fibrave optike, mundësuar nga “UNIFI Communications dhe Interoute” dhe që lidh Shqipërinë me Europën. Ky bashkëpunim do të mundësojë lidhjen e parë nënujore me fibra optike nga Italia drejt Shqipërisë, duke shënuar edhe fillimin e projektit të rrjetit Ballkan-Itali (BIN) të UNIFI, i cili pritet të nisë shërbimin në Shqipëri gjatë tremujorit të parë të vitit 2011. “Interoute” do të mundësojë pajisjet, teknologjinë e nevojshme dhe mbështetjen në Itali për kabllon nënujore të UNIFI që të dalë në tokë për të lidhur Shqipërinë me Italinë dhe pjesën tjetër të rrjetit europian përgjatë aksit Milano-Frankfurt. Genc Pollo, ministër për Inovacionin dhe Teknologjinë, theksoi se “projekti i prezantuar i krijon të gjitha mundësitë që të kemi internet jo me 2 MB, por me 20–30 MB ose më shumë”.

#

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›