NBA Lejkersat fitojne ndaj Nju Orlinsit

Ishte një Kobi Brajant krejt i papranueshëm ai që u shfaq në parketin e “Stejpëlls Sentër” përballë Nju Orlinsit, por edhe në këtë version negativ, ylli i madh i NBA-t u tregua vendimtar. Lojtari kryesor i Lejkërsave shënoi vetëm 11 pikë, duke gabuar 18 nga 21 gjuajtjet e bëra, por shënoi një 3-pikësh vendimtar kur kishin mbetur edhe 2 minuta lojë, për të garantuar fitoren e vështirë 88-85. Gjithsesi, kjo ishte paraqitja më e keqe e Kobit në 14 vjet.
Duhej të kishte qenë ndryshe, pasi Nju Orlins kishte vetëm 8 lojtarë të gatshëm për këtë ndeshje, veçse u desh edhe një Pau Gasol për të shpëtuar ekipin kalifornian. Spanjolli shënoi 21 pikë dhe kapi 11 topa në tabela, ndërsa Ramon Sesenions dha 10 asistë.
Nju Jorku ia doli të fitonte, madje pa shumë probleme ndaj Klivlendit me rezultatin 91-75. Ndeshja nisi me një lajm të keq, pasi u njoftua se Xheremi Lin do të bëjë operacion në menisk dhe do të mungojë për 6 javë, pra thuasje për gjithë pjesën e mbetur të sezonit. Smith shënoi 20 pikë për Nju Jorkun, Karmelo Entoni shtoi 19, ndërsa Çendlër shënoi 14 dhe kapi 12 topa në tabela. Xhemison ishte më i miri për miqtë me 13 pikë dhe 7 topa të kapur në tabela.
San Antonio ka marrë një vrull që nuk po di të ndalet. Spërsat fituan një ndeshje me shumë pikë ndaj Indianës, me rezultatin 112-103 dhe veterani Tim Dankën ishte si në ditët e tij më të mira. Dankën shënoi 23 pikë dhe kapi 11 topa në tabela, ndërsa Xhinobili e Parker ishin identikë, me nga 18 pikë dhe 5 asistë.