E Shtunë, 31 Tetor 2026

Seria A Roma fiton 5-2 ndaj Novares

Roma arriti një fitore tepër të rëndësishme në Serinë A, në ndeshjen e orës 12:30, pasi mundi 5-2 Novarën. Në takimin e luajtur në stadiumin “Olimpiko”, miqtë kaluan të parët në epërsi, por kundërpërgjigja e vendasve nuk vonoi.
Skuadra e trajnerit Luis Enrike e mbylli pjesën e parë në avantazh 2-1 dhe e rriti epërsinë në të dytën. Roma shënoi dy gola të tjerë shumë shpejt, pa u mbushur mirë një orë lojë, duke mos e lënë fitoren në diskutim.
Kur ndeshja po i afrohej fundit, Novara shënoi golin e dytë, duke ngushtuar diferencën, por në “Olimpiko” pati edhe një tjetër gol. Rezultatin e vulosi sulmuesi i ri argjentinas, Lamela, në minutat shtesë.
Me këtë fitore, Roma u ngjit në kuotën e 47 pikëve vetëm 4 pikë larg vendit të tretë, pra zonës së Ligës së Kampionëve. Ky sukses gjithashtu largon presionin nga shpatullat e trajnerit spanjoll, Luis Enrike.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›