Tenis fiton Anjeze Radvanska
Turneu i rëndësishëm i Majemit në tenis, pati një fituese jo aq shumë të pritshëm, veçse sërish bëhet fjalë për një lojtare shumë të mirë. Anjezë Radvanska nga Polonia mundi një rivale të madhe si rusen Maria Sharapova, për të fituar në terrenin me dhe të kuq në Florida dhe ky mbetet turneu më i madh i karrierës së saj. Radvanska, numri 4 i botës, nuk e pati të lehtë, por i mori të dy setet, me rezultatin 7-5 e 6-4, duke përballuar gjithë potencialin e Sharapovës.
“Mund të them se, ky është turneu më i madh pas atyre të Çmimit të Madh, ndaj jam shumë e lumtur që ia dola. Ishte finalja ime e parë këtu dhe fitova. Këtu luajnë më të mirët, ndaj duhet të jesh e fortë nga fillimi në fund”-tha Radavanska
Për rusen e bukur, numrin 2 të botës, ky turne nuk sjell fat, pasi i ka humbur të 4 finalet e luajtura në Majemi.
“Ajo luajti një ndeshje jashtëzakonisht të qëndrueshme, më detyroi të shkoja në skaj në disa situata. Ajo luajti shumë mirë në mbrojtje. Edhe unë i pata shanset e mia, por nuk i shfrytëzova. Ishte një nga ato ditë kur i afrohem fitores, por nuk e arrij. Veçse, ajo luajti vërtet mirë”- u shpreh Sharapova
Pas Majemit vijnë turnetë e Grand Slemit dhe Sharapova do të synojë të fitojë finalen e parë për këtë vit, pasi i ka humbur të tria, ndërsa Radvanska ka fituar më shumë besim në vetvete.