E Diel, 1 Nëntor 2026

Bora pezullon Luftëtari-Kukësi. Lushnja me Cankën nuk di të ndalet

Ashtu si dje kategoria superiore edhe sot kategoria e parë nuk ka mundur ti zhvillojë të gjitha ndeshjet, pasi kryesfida e javës Luftëtari – Kukësi është shtyrë për një datë tjetër. Shkak është bërë terreni i stadiumit të Gjirokastrës, që ishte i mbushur me borë.  Lushnja e trajnerit Saimir Malko nuk njeh kundërshtar për momentin, ku në Roza Haxhiu ka fituar 3-0 ndaj Adës. Canka  vijon të mbetet protagonisti kryesor, pasi me golat e tij Lushnja njeh vetëm ngjitje. Këtë gjë e ka bë edhe ndaj velipojakëve duke shënuar dy herë. Besëlidhja me vështirësi dhe në minutat shtesë të ndeshjes ka arritur të shënojë një gol tripikësh ndaj Mamurrasit. Edhe Besa nuk e ka pasur të lehtë të fitojë ndaj Ilirisë, pasi deri në minutën e 88-të takimi ka qenë në barazim. Por dy minuta nga fundi, Roshi shënon dhe i jep tri pikë kavajësve. Takimi përfundoi 2-1 në favor të Besës.. Skrapari ka bërë surprizën e javës, pasi në fushën e tij është mundur 3-0 nga Vlora. Për Burrelin ishte thënë se vetëm fitorja i bën punë ndaj Gramshit dhe me një gol të Pepës në minutën e 62-të matjanët arrijnë të marrin pikët maksimale. Elbasani ka bërë detyrën në shtëpi, pasi ka mposhtur 4-2 Himarën. Ndërsa takimi Butrinti-Gramozi do të luhet të dielën në orën 13:00.

 

Java 14-të, Kategorisë së Parë

Lushnja-Ada  3-0

Skrapari-Vlora 0-3

Besëlidhja-Mamurrasi 1-0  

Burreli-Gramshi 1-0  

Besa-Iliria  2-1  

Elbasani-Himara 4-2  

 

Të dielën
Butrinti-Gramozi

 
Luftëtari-Kukësi (e shtyrë)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›