Messi, më i miri për 2011-ën

Lionel Messi ka fituar epitetin e sportistit më të mirë të vitit 2011 nga e përditshmja sportive franceze, L’Equipe.
Ylli argjentinas i Barcelonës ka mposhtur konkurrencën nga tenisti numër një në botë, Novak Djokoviç dhe kampionit në Formula 1, Sebastian Vettel që u renditën pas tij.
“Futbollisti argjentinas ka fituar po thuajse të gjitha që mund të fitohej gjatë vitit 2011” shkroi L’Equipe, që në ballinën e saj të së shtunës kishte publikuar një fotografi të madhe të Messit me titullin ‘I paprekshmi Messi’.