E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi i Kupës së Botës 2010 quhet Jabulani

Adidas që është furnitori zyrtar e ka pagëzuar sfreën me një fjalë që në gjuhën zulu do të thotë, të festojmë. Topi zyrtar i botërorit është më i rrumbullakti i prodhuar deri më tani dhe specialistët premtojnë se me të futbollistët do të shfaqin spektakël. Jabulani përbëhet nga tetë pjesë dhe prezantimi tij zyrtar do të bëhet me 4 dhjetor gjatë hedhjes së shortit për fazën finale të Kupës së Botës 2010. Vizatimi mbi të i ngjan stadiumit ku do të luhet finalja ndërsa janë përdorur 11 ngjyra pasi turneu nis më 11 qershor dhe mbyllet më 11 korrik. Aktivitetin më të rëndësishëm të futbollit në botë do ta ndiqni direkt në Supersport dhe në formatin HD.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›