Lionel Messi lojtari i vitit 2009-të

Sulmuesi argjentinas i Barcelonës Lionel Messi ka fituar çmimin lojtari më i mirë i vitit të dhënë nga FIFA. Ndërkohë argjentinasi Lionel Messi ka fituar kohë më parë "Topin e Artë të 2009", çmim që jepet nga revista e njohur France Football, përmes votave të gazetarëve në të gjithë botën.
Fantazisti i Barcelonës ka marrë 473 vota në total, ndaj 233 të portugezit Cristiano Ronaldo dhe 170 të spanjollit Xavi Hernandez në vendin e dytë dhe të tretë.
Talenti argjentinas është një prej lojtarëve më të rinj qnë histori që merr këtë trofe, dhe kalohet vetëm nga Ronaldo që mori këtë çmim në 1997 kur ishte 21 vjeç, dhe nga Michael Owen, që e fitoi në 2001 kur ishte në moshën 22 vjeçare.
Messi ka fituar gjithçka që mund të fitohet në një vit dhe rekordin e tij do jetë shumë e vështirë që ta thyejnë lojtarë të tjerë në të ardhmen.
Ndërkohë argjentinasi për çmimin "Fifa World Player", ishte në garë bashke me Cristiano Ronaldo-s e Xavi-n.