E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kanavaro: Nuk jemi të fundosur, do t’ia hedhim!

“Duhet të punojmë dhe të japim më tepër, sepse nuk jemi të mbaruar. Duhet të riaftësojmë të dëmtuarit dhe të kemi më tepër fat. Gjithë inatin dhe zemërimin duhet ta tregojmë në fushën e lojës. Do t’ia dalim me ndihmën e të gjithëve. E rëndësishme është të rigjejmë skuadrën”, tha Kanavaro në një intervistë për “Radio Kis Kis”.Më tej mbrojtësi bardhezi shtoi se ekipi duhet të rikthehet te loja e javëve të para dhe të kërkojë gjithmonë maksimumin. “Vështirësia nuk është vetëm e Diegos dhe e Felipe Melos, por e të gjithëve. Juventusi është një skuadër që është krijuar për të arritur rezultate të rëndësishme”, theksoi Fabio Kanavaro.                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›