Kuzhe publikon listën e lojtarëve në stërvitjen e Turqisë
Trajneri i kombëtares shqiptare Josip Kuzhe ka publikuar edhe listën e lojtarëve që do të grumbullojë në stërvitjen e Turqisë nga datat 3 deri më 10 janar. Do të jenë 20 lojtarët që do të zhvillojnë këtë stërvitje për një javë, dy prej të cilëve janë portierë. Të gjithë lojtarët e grumbulluar janë nga Kampionati shqiptar, me përjashtim të Emiliano Vilës që luan në Kroaci dhe të Vasil Shkurtajt që aktivizohet të Olimpiakosi. Spikat edhe grumbullimi i talentit të Vllaznisë, Bekim Bala. Ndërkaq pjesa më e madhe e lojtarëve të grumbulluar janë lojtarë të kombëtares Shpresa.
Lista e lojtarëve:
1. Shpetim Moçka Flamurtari
2. Sulejman Hoxha Apollonia
3. Andi Lila Tirana
4. Maringlen Shoshi Apollonia
5. Franc Veliu Flamurtari
6. Arjan Pisha Dinamo
7. Olsi Gocaj Kastrioti
8. Ditmar Bicaj Tirana
9. Klodian Samina Gramozi
10. Gentian Muca Dinamo
11. Emilian Veliaj Laçi
12. Sabien Lilaj Tirana
13. Jetmir Sefa Tirana
14. Emilian Vila Lokomotiva Zagreb
15. Gjergji Muzaka Tirana
16. Elis Bakaj Dinamo
17. Vasil Shkurtaj Olimpiakos
18. Odise Roshi Flamurtari
19. Sokol Cikalleshi Besa
20. Bekim Bala Vllaznia