Gjendet trupi i 13-vjeçares, u mbyt të shtunën në lumin Shushicë
Gjendet trupi i 13-vjeçares e cila u mbyt të shtunën pasdite në lumin Shushicë. Trupi u gjet pranë fshatit Kot. Trupi i vajzës u gjet falë bashkëpunimit të policisë me banorët e zonës. Trupi i pajetë është dërguar menjehërë në morgun e spitalit rajonal dhe pritet të tërhiqet nga të afërmit.
13 vjeçarja nga fshati Gjorm, 30 km në juglindje të qytetit të Vlorës u mbyt pasditen e së shtunës, 19 Dhjetor, aksidentalisht në ujërat e fryra të lumit Shushicë.
Ngjarja ndodhi kur e mitura së bashku me të vëllanë e saj po kalonin lumin me një kalë.