Lionel Messi, lojtari më i mirë në botë
Lojtari i Barcelonës, Lionel Messi është renditur në vendin e parë, si lojtari më i mirë në të gjithë botën. Ai ka fituar më shumë vota të shikuesve dhe admiruesve të futbollit.
Në një votim që u mundësua nga një sajt sportiv, Messi arriti të marrë 146.866 mijë vota duke lënë mbrapa, Cristiano Ronaldon me 104.428 mijë vota dhe Chichariton e Man Utd me 18.287 mijë vota. Më pas në vendin e tretë është renditur, Hernandez “Chicharito”, Javier me 18.287 vota. Klasifikimi ka vijuar me Mesut Ozil, Xavi, Nemanja Vidic, etj.