E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zarate: Jam i lumtur për transferimin tek Interi

Mauro Zarate shprehet i gëzuar dhe i lumtur për transferimin e tij në formë huazimi tek skuadra e Interit. Nerazzurët arritën të marrin argjentinasin në ditën e fundit të afatit kalimtar, pasi Genoa refuzoi një ofertë në vlerën e 10 milionë eurove për Rodrigo Palacio.
 

“Jam i lumtur që jam te Interi. Kjo ishte zgjidhja ime e parë dhe gjithmonë e kam dashur Interin, pasi është një ekip i shkëlqyeshëm, andaj luftova fort për këtë lëvizje. Jam i kënaqur që do të ribashkohem me shumë argjentinas në ekip, dhe tashti dua të fokusohem në stërvitje dhe lojë”, ka deklaruar Zarate.
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›