Maroni: Shqiptarëtdo lëvizin pa vizabrenda këtij viti
TIRANE- Minsitri i Brendshëm i Italisë, Roberto Maroni garanton homologun shqiptar për liberalizimin e vizave brenda vitit 2010. Gjatë takimit të zhvilluar me ministrin Basha, zoti Maroni vlerësoi hapat që ka ndërmarrë Shqipëria në përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave duke rikonfirmuar mbështetjen e plotë të tij dhe të qeverisë italiane për heqjen e vizave për qytetarët shqiptarë.
Nga ana e tij Ministri Basha gjatë takimit në Itali informoi homologun Maroni për një sërë masash që janë marrë dhe po ndërmerren nga qeveria shqiptare në kuadër të proceseve integruese në BE.
Duke vlerësuar bashkëpunimin mes policive të të dy vendeve Maroni deklaroi se Ministria e Brendshme e Italisë do të japë ndihmesën e saj për trajnimin dhe shkëmbimin e përvojës për personelin policor shqiptar që angazhohet për gjurmimin dhe konfiskimin e aseteve kriminale.
(e.n/BalkanWeb)