E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Agueron? E shikoj mirë çift me Drogbanë"

Barazimi 2-2 me Atletiko Madridin i ka dhuruar Ançelotit rikthimin e Didier Drogbasë në Champions, pas 3 javësh skualifikim. Rikthimin ai e ka festuar me një dopietë. Trajneri italian nuk i kursen elozhet: "Ka gjithmonë shumë motivim, është në moment të mirë dhe jam shumë i kënaqur nga puna e tij. A është më i miri në botë? Nuk e di, por luan në skuadrën time dhe nuk do ta ndërroja me askënd në botë". Dopietës së Drogbasë i përgjigjet ajo e dy golave të Serxhio Agueros, që është edhe një nga objektivat e merkatos së Çelsit (nëse UEFA i lejon): "Është një lojtar që më pëlqen, thotë Ançeloti. A mund të luajë bashkë me Drogbanë? Sigurisht që po".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›