Milla e ka përsëri me Etonë: Nuk bën asgjë në kombëtare
Sipas Millës, kapiteni aktual i kombëtares kamerunase (tashmë e eliminuar), ka zhgënjyer në botërorin e Afrikës së Jugut. “Eto’ mund të ketë reputacion të madh, por nuk ka bërë asgjë për Kamerunin gjatë kampionatit botëror”, pohoi ish-flamuri i “luanëve”. Të njëjtat kritika ai i lëshoi edhe para Kupës së Botës.
“E di që Eto’ është nxehur me mua për ato që kam thënë në të kaluarën, por ai nuk ka qenë në gjendje t’i hedhë poshtë kritikat e mia”, shtoi për të përditshmen hollandeze “De Telegraaf” protagonisti i Kamerunit në botërorin e 1990-ës, ku “luanët” u bënë e para kombëtare afrikane që arriti në gjysmëfinale.
Samuel Eto’ ka shënuar vetëm një gol në këtë botëror, kundër Danimarkës, por që rezultoi i pamjaftueshëm dhe tashmë Kameruni e sheh veten jashtë. Për Millën, kjo nuk mjafton: “Ai nuk ka bërë asgjë. E them këtë për një lojtar që mund të ishte më i miri i botërorit. Prandaj jam kaq i zhgënjyer”.