E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi i luksit

Pas polemikave që e kanë vërshuar botën e futbollit për topin Jubalani që po përdoret në Botërorin 2010, në Afrikën e Jugut janë konstruktuar dy topa, të cilët, jashtë fushës me siguri i pëlqejnë të gjithë.

Shtëpia e famshme jugafrikane e xhevahireve, Shimansky, ka realizuar një top me vlerë prej 2.5 milionë dollarësh. Topi peshon 2.2 kilogramë dhe është i rrethuar me plot 6620 diamante të bardhë dhe 2640 të zinj: këta gurë të çmueshëm janë nxjerrë në Afrikën e Jugut, ndërsa së bashku përbëjnë 3500 karatë.

Me gjasë, ky top i famshëm do të shitet në Evropë dhe kontaktet me Shimansky vetëm se kanë nisur për këtë çështje. Për ta konstruktuar topin e parë të futbollit nga diamanti, janë nevojitur tre muaj, nga ideja deri te realizimi, ndërsa për rezultatin është pak të thuhet se është i jashtëzakonshëm.

Nëse topi Shimansky nuk ju ka bindur për çmimin e hatashëm, atëherë, Shimansky ka menduar edhe për të tjerët, duke konstruktuar një top luksoz, por më tradicional dhe të matur.

Topi në fjalë është realizuar nga Santiago Gonzalez me lëkurë të krokodilit ngjyrë kafe dhe është shitur nga Harrods me vlerë prej 3.500 funtesh. Kjo është një dhuratë elegante dhe me klasë, ideale për këtë moment, ku ethet e Botërorit janë të pranishme në çdo cep.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›