Holanda mund të shkojë larg

Holanda është bërë ekipi i parë në Botërorin 2010 që e ka siguruar një vend ndër 16 skuadrat më të mira. Goli i Wesley Sneijderit kundër Japonisë, ia mundësoi që “Tulipanët” të ecin në të tetën e finales, pasi kanë arritur rezultate pozitive ndaj danezëve dhe japonezëve.
“Çdokush mundi ta shihte se Japonia nuk ka ekip të dobët. Ndaj tyre duhet të jesh i kujdesshëm. Ne mund të luajmë edhe më mirë, por me gjashtë pikë nga dy ndeshje, pa pësuar gola, nuk mund të thuash që nuk je i kënaqur”, tha selektori i Holandës, Bert van Marwijk. Pas këtyre rezultateve, për holandezët janë rritur apetitet.
“Ne kemi ardhur këtu për ta fituar një çmim, për t’u bërë kampionë të botës. Nëse vazhdojmë të shfaqim stabilitet dhe nëse e mbajmë besimin se mund të fitojmë diçka, ne mund t’ia dalim. Ne me të vërtetë dëshirojmë të fitojmë, por duhet të jemi në gjendje t’i fitojmë edhe ndeshjet e vështira”, vazhdoi selektori i holandezëve, që kanë arritur një seri të shkëlqyeshme prej 21 ndeshjesh pa humbje. Holandës i nevojitet vetëm një pikë në ndeshjen e së enjtes ndaj Kamerunit, për ta siguruar vendin e parë.