E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lippi: Interi mund ta fitojë Ligën e Kampionëve

Përzgjedhësi i kombëtares italiane, Marcelo Lippi, thotë se Interi është i gatshëm ta dëshmojë veten këtë sezon dhe të fitojë Ligën e Kampionëve.
Ndërsa Seria A përgatitet të fillojë muajin e ardhshëm pa praninë e Kaka dhe Zlatan Ibrahimovic, trajneri italian shprehet optimist se italianët do të arrijnë sukses këtë sezon.
"Sigurisht Kaka na ka argëtuar për shumë vite dhe Ibra ka qenë vendimtar për Interin. Megjithatë, mënyra jonë e realizimit të gjërave na ka lejuar të zbulojmë talente të rinj. "Interi ende është ekipi më i mirë në Itali dhe ata janë të gatshëm të fitojnë garën evropiane ose së paku të arrijnë në finale ", ka shtuar italiani.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›