E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi/ Zjarr në ishull, evakuohen banorët

Një lënde e djegshme ka shpërthyer mbasdite në ishullin Evia rreth 80 km në veri të kryeqytetit Athinë. Lënda e cila ka vazhduar të digjet deri në orët e mbrëmjes ka vënë në lëvizje forcat zjarrëfikëse nga toka pasi helikopteret kane patur vështirësi nga ajri për shkak të erresirës.
Zjarrëfikesit deklaruan se zjarri është përhapur me një ritëm të shpjetë në pjesën jugore të ishullit dhe po prisinin agimin për të rinisur luftën ndaj flakëve.
Banorët e fshatrave përreth Aliverit janë evakuar menjëherë. Zjarri ka djegur disa magazine fusha dhe kafshë, por nuk ka pasur kërcënim serioz për banesat. Nga zjarri nuk janë raportuar të plagosur ose të demtuar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›