E Diel, 1 Nëntor 2026

Agim Samurri, i verbri qe shikon me shume se njerezit normale

Elbasan- Puna si muzikant, studimet, integrimi ne shoqate, pasioni per futbollin dhe sfida per te mundur paragjykimet, i ka dhene guximin ne jete, edhe pse qe nga lindja i eshte privuar shikimi. Ky eshte rasti i nje te verberi ne Elbasan, i cili me vullnet dhe kurajo ka arritur te krijoje familje dhe te mbijetoje ne keto kohe te veshtira.

Ai quhet Agim Samurri dhe ka lindur me 20 mars 1963. Erdhi krejtesisht i verber ne kete jete, megjithate asnjehere nuk u ndje inferior, madje me pune dhe pasion ia ka kaluar edhe njerezve normale. Banon ne lagjen "Vullnetari", eshte i martuar dhe baba i dy femijeve, nje vajze dhe nje djali. Ka nje familje mjaft te lumtur.

"Linda i verber i grupit te pare, qe do te thote qe nuk mund te dalloj as driten e diellit. Edhe pse isha i tille, kur isha femije ndjehesha mjaft i gezuar. Kisha shume shoke me te cilet luaja cdo dite. Atehere zbulova dhe pasionin qe kisha per muziken. Degjoja me kureshtje radion dhe fyellin e fshatit", rrefen per gazeten "KJ" Agimi. Ne moshen 7 vjecare ka nisur studimet ne institutin e nxenesve qe nuk shikojne. "Ishim si gjithe nxenesit e tjere. Mesuesit nuk na meshironin, por ishin mjaft kerkues. Edhe disiplina ne shkolle ishte e forte. Kjo na sherbeu qe te beheshim njerez te afte ne menyre qe te perballonim me pas sfidat e jetes. Megjithese kisha deshire, nuk e vazhdova shkollen e mesme. Kjo per shkak te paragjykimeve qe ekzistonin ne ate kohe" vijon rrefimin ai rreth pasionit per shkollen. Por ndersa rritej, i duhej te punonte qe te mbijetonte. "Fillimisht u afrova tek ndermarrja ushqimore. Atje me nxoren mjaft pengesa thjesht per faktin se isha i verber. Megjithate nuk mund te harroj nje dashamires, nje njeri me zemer te madhe me emrin Hamdi Gerlica. Fale tij une fillova te punoj. Por nuk vonoi shume e ndermarrjet u mbyllen, me ndryshimet demokratike dhe une mbeta serish pa pune", thote Agimi. I duhej te mbante gruan dhe dy femijet. Keshtu qe integrohet ne shoqaten e te verberve dhe bashke me te tjeret kerkon te drejtat e tij. Shprehet se me ane te shoqates, ai dhe shoket e tjere kane mundur qe te arrijne objektivin duke pasur parasysh edhe nivelin e jetes ne shkalle vendi. Por me pensionet dhe te ardhurat qe siguron eshte e pamundur qe te plotesoje kerkesat ne familje. "I jam perkushtuar pasionit tim te hershem, muzikes. Munda te blej nje organo dhe aksesore te tjere te muzikes. Gjate muajve te veres punoj si muzikant ne nje hotel ne Spille. Pronaret me kane punesuar per fitimin e tyre, por edhe une jam i kenaqur", rrefen Agimi. Ende meson per te perfunduar shkollen e mesme. "Qendra Kombetare e Rehabilitimit se te Verberve ka prodhuar libra ne kaseta. Praktikoj shkrimin Brail, i shpikur nga nje francez i verbuar, ndersa me pelqen edhe futbolli", shprehet ai.

Paragjykimet e njerezve

Ne kampionatin Kombetar se te verberve te organizuar ne Durres, ekipi i Elbasanit u shpall kampion dhe Agimi ishte golashenuesi me i mire. Agim Samurri shprehet se fatkeqesisht ende ne Shqiperi ka paragjykime per kete shtrese. Megjithate ai u percjell nje mesazh shokeve te tij. Te mos dekurajohen dhe te gjejne veten e tyre ne kete bote. "Kur i bie organos, askush nuk e mendon se une jam i verber. Njerezit duhet te gjejne vendin e tyre. Kam mjaft shoke qe jane avokate te zote, qe kane perfunduar per psikologji, arsim etj., dhe qe jane mbi mesataren e te tjereve", perfundon Agimi.

Fatos Salliu


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›