Liqeni i Ohrit, te "7 mrekullitë e natyrës"?
Zgjedhja e liqenit të Ohrit në konkursin botëror "Shtatë mrekullitë e reja të natyrës" varet nga Shqipëria? Kështu, të paktën mendon Tia Viering, një nga anëtarët kryesorë të komitetit "ad hoc" të konkursit botëror për shtatë mrekullitë e reja të natyrës në botë, sipas të cilit, kualifikimi i liqenit të Ohrit për në gjysmëfinale të këtij konkursi kërcënohet për shkak të mungesës së interesimit nga Shqipëria. Duke qenë se një pjesë e liqenit të Ohrit ndodhet në territorin e Shqipërisë, kandidatura e tij (liqenit të Ohrit) nuk mund të konsiderohet e rregullt, nëse ajo nuk propozohet edhe nga komiteti shqiptar i nominimit, i cili, deri tani po hesht.
"Për fat të keq, asnjë nga vendet kandidate nuk mund të kualifikohet për në raundin tjetër, pra atë të radhës, të këtij konkursi botëror, në qoftë se nuk nominohet (caktohet) zyrtarisht. Shpresoj që, lidhur me kandidaturën e liqenit të Ohrit, së afërmi, të shprehet edhe komiteti zyrtar i nominimit të Shqipërisë, me të cilin mund të bashkëpunojmë", i deklaroi Viering stacionit televiziv kryesor privat maqedonas "A1". Administratat lokale të Ohrit dhe të Pogradecit, sipas stacionit televiziv të mësipërm, i cili i referohet z. Viering, po bëjnë përpjekjet e nevojshme që ta zgjidhin këtë problem, por sipas burimeve maqedonase, institucionet e larta shtetërore përkatëse shqiptare po qëndrojnë pasive, duke e stopuar në këtë mënyrë, deri tani, kandidaturën e liqenit të Ohrit në konkursin botëror "Shtatë mrekullitë e reja të natyrës". Sipas stacionit televiziv "A1", që u referohet burimeve jozyrtare, Shqipëria synon të marrë pjesë në këtë konkurs botëror vetëm me lumin Drin, pasi ai (lumi) bashkon simbolikisht të gjitha shtetet në rajon, ku jetojnë shqiptarët, por këto janë vetëm spekulime. Në proces e sipër është zgjedhja midis 77 vendeve ose objekteve natyrore kandidate që do të dalin në gjysmëfinale të konkursit botëror në muajin korrik të këtij viti.