E Diel, 1 Nëntor 2026

Liqeni i Prespës në vëmendje të tre shteteve ndërkufitare

 

POGRADEC - Baseni ujor i Prespës ka tërhequr në vazhdimësi vëmendjen e tre shteteve ndërkufitare, Shqipëri, Maqedoni dhe Greqi, të cilat kanë dhënë kontributin e tyre për t’i ruajtur këto vlera. Prej më se dhjetë vjetësh edhe vendi ynë ka investuar në këtë rajon duke lënë gjurmë në kthimin në identitet të florës e faunës por edhe duke kryer investime në infrastrukturën e saj. Pas gati dy vjetësh, gjithë resurset turistike, ujore, tokësore dhe mjedisore do të kenë përshfaqur realisht vlerat e tyre. Veçanërisht Liqeni i Prespës do të ketë të gjitha shanset për të qenë një nga zonat më të frekuentuara, si nga vizitorët vendas dhe turistët e huaj. Gjithçka e thënë më sipër është e lidhur ngushtë me Projektin e Integruar në funksion të basenit ujor të liqenit të Prespës. Gjithë elementët e këtij projekti janë bërë të njohura nga Ardit Konomi, Koordinator lokal i këtij projekti. Pjesëmarrës në këtë projekt janë Shqipëria, Maqedonia dhe Greqia.  j.gj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›