Absurditete
Edmond Arizaj
Nuk ka më asnjë dyshim se tashmë kemi dy Berishë. I pari është i vërteti, i cili absurdin e ka kthyer në magji, gënjeshtrën në art dhe lojën “e bëra unë, por e ke fajin ti” në profesion. I dyti është kolegu i tij partiak Edi Rama. Rama bëri një premtim, që ndoshta njerëzve të mediave, jo atyre në majë, por atyre pak më poshtë, por që janë shumica, u intereson shumë. Sipas Ramës kur të jetë ai kryeministër do të çlirohet media nga vargonjtë me të cilat e ka lidhur politika e vjetër… Nëse i marrim dhe i numërojmë një nga një, televizionet, gazetat, radiot, revistat, Rama zotëron, kjo është fjala e saktë, shumicën (flasim për të pavarurat që krijojnë opinion), madje jo nëpërmjet të tretëve. Shembujt janë të përditshëm, në tezga dhe në edicionet informative. Natyrisht nuk pretendohet absolutisht që mediat të jenë tërësisht të paanshme, sepse pastaj do të ishin indiferente, ose injorante dhe kjo nuk i duhet opinionit. Por sigurisht që duhet të kenë të paktën 75 për qind pavarësi. Kryesocialisti nuk e premtoi lëshimin e mediave, që aktualisht punojnë për të dhe madje mbulojnë edhe shumë nga gabimet e tij. Në vendin me të cilin aq qejf kemi të bëjmë analogjira, SHBA-të, një gabim, apo gafë në fushatë, është lajm i parë në gazetë dhe është kryelajm në edicionet televizive.
Nuk është i pakët deklarimi i Edi Ramës, kryetarit të Partisë Socialiste, kryetarit të Bashkisë së Tiranës, pretendentit për kryeministër, për unifikimin e policive në vend. Madje, mund të thuhet se është e frikshme. Një miku im më mori në telefon, sapo Rama i shqiptoi këto fjalë gjatë paraqitjes së programit dhe dukej që ishte i alarmuar. Thjesht iu përgjigja se kjo hyn në politikën e re, por mendova se çdo diktaturë kalon nga një farë politike e re, ku fjalët e bukura mbulojnë përplasjen e grushtit mbi tavolinë. Për çfarë i shërben Ramës një polici unike? Shumë polici në një të vetme, me përjashtim të policisë bashkiake (hajde ç’vete). Kujtesa e re edhe mund të më gabojë, por me sa mbaj mend edhe në kohën e shokut Enver ekzistonin disa polici. Ndoshta një polici unike mund të komandohet më lehtë, si për elektrikun, si për pyllin, si për liqenin e lumin. Pra, gjithçka e centralizuar në një dorë...
A nuk po kërkon Rama të marrë në dorën e tij të madhe të gjitha pushtetet?! A nuk është kryetari i Partisë Socialiste, shef i mijëra njerëzve. A nuk është kryetari i Bashkisë së Tiranës, shef i mijëra kryeqytetasve. A nuk kërkon të jetë shef i gjithë Shqipërisë. Dhe nga të gjitha këto pushtete nuk lëshon askënd, nuk shpërndan përgjegjësi tek askush, nuk lejon askënd të hyjë në pushtetet e tij, përkundrazi kërkon të ketë akoma sa më shumë, madje t’i ketë i vetëm, krejt i vetëm. Gjithë pushtetet në një dorë...Diçka të kujton kjo. Sado demokrat dhe liberal të jetë njeriu, kur ai i ka të gjitha pushtetet në dorë kthehet në dictator. Dikush e ka thënë këtë shprehje kohë më parë, ndoshta në periudhën greko-romake, por që edhe sot tingëllon shumë aktuale. Ndërsa Gëbelsi, një nga propoganduesit më të mëdhenj për shtetin nazist dhe hitlerizmin tha kur Berlini po shembej dhe SS-ët masakronin ata që nuk luftonin: gjermanët na votuan vetë dhe tani qajnë pse po ua çajnë grykët...Nuk dyshoj se kjo s’ka për të ndodhur më në Shqipëri, pasi në një farë mënyre ndodhi në 1997, nga kolegu i Ramës në Partinë Demokratike, që sot Rama i kërkon të lëshojë pushtetet, të mos ndërhyjë në pushtetet e tjerë, ndërsa vetë nuk e bën një gjë të tillë, madje as nuk e premton...
Madje, në shumë orë nuk bën realisht asnjë premtim të prekshëm. Çfarë do të presin shqiptarët në 100 ditët e para të qeverisjes Rama? Çfarë do të bëhet në gjashtëmujorin e parë? Çfarë do të kemi në dorë dhe para syve në vitin e parë? Çfarë do të kemi më mirë në fund të mandatit të parë? I dimë tashmë shtyllat bazë, por të njëjtat kanë edhe Berisha edhe Meta, sepse edhe ata e njohin Shqipërinë, dinë se ku i pikon çatia. Por çfarë premton më realisht programi “Rama”, këtë nuk po e mësojmë dot. Dimë që rëndon, që ka mijëra fletë, por ndoshta duam edhe ndonjë afat (jo të llojit “hedhim lumin” që u paraqitën dy ditë më parë), sepse tek afatet e premtuara do të bëhet debati nesër dhe do të kërkohet llogaria. Por nëse premtim është ngritja e një ministrie për fshatin, kjo është paksa tallje, sepse i bie që edhe qytetarët të kërkojnë ministrinë e tyre. Problem do të jetë kush do të vihet ministër në institucionin e ri të Ramës, një nga fshati, apo një nga qyteti, një i ri, apo një i vjetër, një me kostum, apo një shajak, një ekonomist, apo një bujk, apo do të jetë përtej fshatarit dhe qytetarit...
Dhe po e mbyllim me teorinë e përqafuar nga Rama, përtej së majtës dhe të djathtës, të amplifikuar me aq dëshirë dhe pasion. Kjo teori sipas Ramës pretendon t’u shërbejë dhe të ndihmojë të gjithë shqiptarët, të majtë e të djathtë... Në një fabrikë është pronari dhe pesë njerëzit e tij, që sigurisht duke qenë pjesë e biznesit të madh mbrohen nga të djathtët. Në fabrikë punojnë edhe 100 punëtorë që duke qenë shtresa e ulët sociale mbrohen nga të majtët. Sipas politikës përtej së majtës dhe të djathtës, kujt do t’i shërbejë nesër në këtë fabrikë qeveria e Ramës?
Absurditetet nuk kanë të mbaruar në këtë vendin tonë. Prej 20 vitesh vetëm po trashen çdo ditë e më shumë. Në 28 qershor sido që të shkojë, vërtet do të fitojnë qytetarët, por gjithë pikëpyetja qëndron pas kësaj date. Do të falja njërin gisht sikur të mos kisha të drejtë.