E Diel, 1 Nëntor 2026

Uji i ndotur, në rrezik epidemie 8 mijë banorë

 

URA VAJGURORE – Banorët e pesë fshatrave të Urës – Vajgurore rrezikohen nga epidemia për shkak të ndotjes së ujit të pijshëm.
Shkak është bërë përzierja e ujit me ato të një kolektori të një kanali shkarkues. Ujërat e ndotura depërtojnë në burimin që furnizon 5 fshatrat Kondesbalt, Pashatlli, Skravan, Mbreshtan dhe Hallvaxhias. Sipas drejtorit të mjedisit pranë bashkisë së Urës Vajgrore, Agur Paja, 8 mijë banorët e pesë fshatrave rrezikohen nga epidemia. Kjo pasi uji rezulton i ndotur nga një kolektor i kanalit kryesor që shërben për shkarkimin e ujërave të kënetës së Kondesbaltës. Ky kanal është i bllokuar prej vitesh pasi ujërat e grumbulluara nuk shkarkohen në shtratin e lumit të Devollit. I gjithë ky ujë depërton në vendburimin që ndodhet në fshatin Pashatlli, ku ndodhet stacioni i pompimit të ujësjellësit. “Ne kemi kërkuar disa herë ndihmën e prefekturës për të ndërhyrë pranë Ndërmarrjes së Bonifikimit për të marrë masa urgjente për zhbllokimin e këtij kanali me kapacitet të lartë. Por deri më tani nuk është marrë asnjë masë konkrete”, u shpreh Paja. Rreth 8 muaj më parë, nga ndotja e ujit të pijshëm u infektuan 120 persona nga Ura Vajgurore, të cilët përfunduan në spitalin e Beratit.                               d.xh

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›