Qytetaret nuk jane te gatshem ta paguajne sigurine me cmimin e lirise
Tomas Hobbes filozof anglez i shekullit XVIII eshte i pari qe krijoi teorine e pasigurise e cila qendron ne themelin e marredhenieve te pushtetit. Ne vepren e tij pasiguria merr formen e luftes se te gjitheve kunder te gjitheve. Kjo lufte nenkupton jo vetem luften civile por edhe kaosin e trazirat qe i paraprine vendosjes se shtetit te se drejtes. Kjo lufte na kujton kaosin e vitit 1997 kur njerezit si te cmendur me arme ne duar qellonin jo vetem qiellin digjnin institucionet dhe plackitnin depot dyqanet spitalet etj. Ose ne nje kohe akoma me te afert na kujton vjedhjen e votave- nga te gjithe dhe ne dem te te gjitheve - ne zgjedhjet e 28 qershorit 2009. Ne te dyja rastet si President dhe si Kryeminister Berisha prishi kontratat sociale me qytetaret nepermjet perdorimit te kaosit dhe vjedhjes. Pra dhuna eshte ajo qe ne radhe te pare percakton gjendjen e pasigurise. Ceshte pasiguria Pasiguria eshte nje lufte e vazhdueshme ne cdo shtet edhe te civilizuar. Per ta ilustruar idene si pjese te jetes se perditshme le te marrim si shembull banorin i cili pergatitet qe te dale nga shtepia e tij. Banori nuk harron kurre qe ta mbylle shtepine me celes pasi e di mire se ekziston nje lufte e vazhdueshme midis vjedhesve dhe te vjedhurve dhe ne kete kuader sapo ai te mos jete ne shtepi fqinji i tij do ti kete te gjitha mundesite per ta zhvatur. Ajo qe e karakterizon luften apo pasigurine nuk jane fushat e betejes kufomat dhunimet fizike - por eshte frika. Cfare eshte frika Frika ne radhe te pare eshte nje sistem perfaqesimesh. Konkretisht keqqeverisja manipulimi i votes varferia kriminaliteti pandemite permbytjet injoranca hellip. Frika vazhdon te jete lentja jone kryesore me anen se ciles ne soditim mjedisin tone material dhe shpirteror. Ka apo nuk ka kjo frike nje baze te vertete Ne momentin qe sistemi yne i perfaqesimeve nuhat mundesine e dhunes kjo mundesi do te percaktoje edhe sjelljen tone dhe e ben realitet pasigurine. Fatkeqesisht qeveria shqiptare punon qe ti jape lende kesaj mundesie. Si Duke mospercaktuar drejt armikun kunder te cilit populli do te duhej qe te mobilizohej kunder krizes ekonomike-politike-sociale. Dhe e ben kete sepse pasiguria luan ne dy nivele une e shoh pasigurine si nje kercenim ndaj personit tim ndash por edhe personi im duke qene nje individualitet eshte gjithashtu nje kercenim ndaj rendit shoqeror. Kjo eshte arsyeja kur behet fjale per lufte te aparatit shteteror kunder popullit qe imponon nevojen e nje pushteti autoritar represiv dhe policor. Ka jo pak filma p.sh. filmi i Christopher Nolan ndash Batman the Dark Knight apo drama teatrore moderne ne te cilat tregohet dimensioni i paarsyeshem i frikes. Ku tregohet se nuk jane kriminelet profesioniste ata njerez nga te cilet duhet te kemi frike. Sepse keta te fundit veprojne ne rruge te arsyeshme ngaqe shohin me interes ceshtjen e ruajtjes se rendit dhe te mbrojtjes se institucioneve bankave hipotekave bursave te cilat jane te nevojshme per mbarevajtjen e puneve te tyre qofshin keto edhe ilegale. Lufta eshte e keqe per aferat porositin historikisht kumbaret e kupolave mafioze. Mbase edhe per kete arsye nje pjese e se djathtes shqiptare po mendon qe ta prishe bashkejetesen me qeverine. Qeveri e cila mbart dhe rrezaton paprere pasigurine. Ne fakt ata te cilet duhet qe te kene me shume frike nga pasiguria jane qytetaret e thjeshte jane shumica. Sepse ata nen ndikimin e frikes vuajtjes hakmarrjes tradhtise pendeses indiferences - duke u rrekur per te shpetuar lekuren - do te mund te benin gjene me te keqe. Dhe ne qofte se njerezit do te kapercenin kufirin e brishte qe ndan te miren nga e keqja te pranueshmen nga e papranueshmja atehere shoqeria do te gjendej ne qorrsokak. Sot ngasja per te kapercyer kufirin eshte e madhe. Megjithate per tu mbrojtur ne nje fare menyre nga vetvetja qytetaret e shohin te dobishme qe te kuptojne se interesi i tyre qendron te siguria dhe se jeta dhe bindja jane me te preferuara sesa vdekja. Por nga ana tjeter ata nuk mund te zgjedhin qe te kene nje moral absolut i cili do te kete per funksion garantimin e sigurise pavaresisht nga cmimi. Qytetaret jo si ne diktature nuk mund te heqin dore nga te gjitha te drejtat e tyre dhe pikerisht nga e drejta per te vendosur per veten e tyre. Sepse ata jane te lire. Qytetaret shqiptare nuk jane me te gatshem qe ta paguajne sigurine e tyre me cmimin e lirise. Siguri te cilen qeveria sot ne te shumten e rasteve e zevendeson me fjalen qetesi per shembull - ruajtja e qetesise publike sikur perdorimi i fjales siguri per shembull - ruajtja e sigurise publike - te ngjallte dyshim. Shikoni se deri ku te shpie frika E kjo vjen ngaqe qeveria nuk ka rezultate te mira ne ekonomi etj. E per ta mbuluar gjendjen e paqendrueshme prodhon spektakel sensasion. Fokusohet ne ceshtjet e politikes se jashtme te moralit te ligjit dhe ne marredheniet me opoziten kryesisht. Keto me qellim qe te tregoje se prania e saj ne terren eshte e dobishme. Sidoqofte kete vjeshte po thyhen tabute. Papritmas diskutimet dhe qendrimet e disa deputeteve dhe te disa ministrave e kaluan kufirin. Edhe populli qe deri dje dukej indiferent ndaj fatit te fjales se vet duket se eshte zgjuar. Atehere na mbetet qe te mendojme se mos valle po ia dalim qe te futemi ne rrugen e qartesimit.