Hasan Nallbani, “rrëfim” në Galerinë e Arteve
19/05/2009 Janë 68 piktura në telajo në teknikën vaj mbi kanavacë. Përbëjnë pjesë të krijimtarisë së zgjedhur të Hasan Nallbanit dhe do të prezantohen në Galerinë Kombëtare të Arteve në një ekspozitë që do të çelet nesër e do të qëndrojë e hapur deri më 15 qershor.
Krijimtaria e paraqitur përfshin vitet 2006-2009 dhe pasqyrimi figurativ e piktorit lidhet ngushtësisht me idetë e tij ndaj “fenomenit "grua" në shoqërinë shqiptare”. Djali është një personazh i dytë, që përfaqëson fëmijën, por që plotëson fenomenin “familje”. Krijimtaria e tij i përket pikturës bashkëkohore shqiptare.
Kush është...
I lindur në 15 maj 1934 në qytetin e Beratit, shkollën fillore e ka kryer në qytetin e lindjes. Përfundon liceun artistik “Jordan Misja” në Tiranë. Studimet e larta i kreu në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë nga viti 1960-1964. Specializimi i tij profesional është njohja e restaurimit të veprave të artit dhe për një periudhë të gjatë kohe ka drejtuar sektorin e restaurimit në Institutin e Monumenteve të Kulturës. Autor i shumë artikujve që lidhen me tema të ndryshme të restaurimit të veprave të artit mesjetar në Shqipëri, sot ka titujt “Profesor” dhe “Doktor”. Pas viteve 1964 u bë një nga piktorët më në zë të artit shqiptar. Si për të gjithë artistët shqiptarë, edhe krijimtaria e tij u zhvillua në dy periudha. E para është ajo e para viteve 90, ku ai pikturoi dhe mori pjesë në ekspozitat e diktuara nga shteti i kohës komuniste. Në këtë periudha ai u dallua si një piktor me diapazon të gjerë, ku preferoi temën historike dhe atë të ditës. Periudha e dytë është ajo pas viteve 90.