Buxhuku: Opozita të votojë ligjin për Gjykatën Administrative
19/05/2009 Konfindustria i kërkon opozitës të kontribuojë për përmirësimin e klimës së biznesit
Konfindustria i ka kërkuar opozitës që të japë kontributin e saj për të përmirësuar klimën e biznesit duke votuar ligjin për Gjykatën Administrative. Sipas administratorit të përgjithshëm të Konfindustrisë Gjergj Buxhuku, zgjidhja e problemeve dhe përplasjet mes biznesit dhe institucioneve s’mund të lihen vetëm në ndërgjegjen e tyre. “Konfindustria, duke marrë shkas nga mundësia e rritjes së
paarsyetuar të detyrimeve fiskale të biznesit si pasojë e rivlerësimit të bilanceve, duke zbatuar sistemin e shumëpërfolur të referencave nga administrata fiskale, shqetësim i paraqitur së fundi edhe nga përfaqësues të opozitës, kërkon edhe një herë krijimin sa më të shpejtë të Gjykatës Administrative si institucioni i vetëm që mund të japë zgjidhje të drejta edhe të çështjeve në fjalë. Konfindustria, nisur dhe nga rasti i mësipërm, u kërkon përfaqësuesve të opozitës që të mos mjaftohen duke dhënë si zgjidhje të problemit shqetësues të rritjes së paarsyetuar të detyrimeve të biznesit vetëm duke u bërë thirrje publike nëpunësve tatimorë në interpretimin e ligjit, por të tregojnë me vepra se janë për zgjidhje të qëndrueshme, institucionale dhe afatgjata, duke dhënë votat e tyre për të miratuar projektligjin përkatës për të ndërtuar Gjykatën Administrative brenda legjislaturës në vazhdim deri më 28 maj 2009. Zgjidhja e përplasjes ndërmjet biznesit dhe institucioneve fiskale nuk mund të lihet vetëm në ndërgjegjen dhe dëshirën e këtyre të fundit - autorë të keqinterpretimit të ligjit, sikundër ndodh deri më tash, por duhet të ketë një palë të tretë të pavarur, të shpejtë dhe profesionale për të dhënë vendimin përfundimtar, sikurse është parashikuar të jetë Gjykata Administrative.