Media, pjesë e luftës kundër trafikut të qenieve njerëzore
19/05/2009 Të trafikuarit, në gjendje të keqe ekonomike
GJIROKASTËR- Forcimi i lidhjeve mes medias dhe institucioneve në luftë kundër trafikut të qenieve njerëzore, ishin në qendër të një takimi në Gjirokastër, organizuar nga shoqata “Horizont” në partneritet me Unionin e Gazetarëve të Shqipërisë dhe disa shoqata rajonale të gazetarëve. Në diskutimin e një projekti mediatik me këtë temë, merrnin pjesë gazetarë, drejtues të Drejtorisë së Policisë së qarkut, të Policisë rajonale të Kufirit dhe Migracionit, përfaqësues nga gjyqësori. Ky projekt zbatohet me mbështetjen e fondacionit “Marshall” dhe synon sensibilizimin e organeve shtetërore, sidomos ato investigative, për të minimizuar këto dukuri, të shfaqur gjatë tranzicionit. Drejtorit ekzekutiv i projektit, gazetari Fatos Puto, vlerësoi se Shqipëria gjatë viteve të fundit ka bërë progres në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore, por ende mbetet vend burimi për gra dhe vajza të trafikuara për qëllime të shfrytëzimit seksual, për përfitim dhe punë të detyruar. Kreu i Unionit të Gazetarëve të Shqipërisë dhe moderator i projektit, Aleksandër Çipa u shpreh se në bazë të raportit të 4 vjetor, bërë publik në fund të vitit 2008 nga USAID mbi luftën ndaj trafikut të qenieve njerëzore, shumica e viktimave të trafikuara rekrutoheshin nga ato zona të vendit që janë më të urbanizuara dhe nga qarqet, që janë në gjendje më të vështirë ekonomike. Sipas Çipës, viktimat shqiptare trafikohen në Greqi, Itali, Maqedoni, Kosovë dhe vende të tjera evropiane. “Fëmijët shqiptarë sipas këtij raporti trafikohen gjithashtu në Greqi për të lypur dhe forma të tjera të punës së fëmijëve".