E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liri Berisha takohet me Zonjën e Parë të SHBA-ve

30/04/2010 Takimi

Bashkëshortja e kryeministrit Sali Berisha, zonja Liri Berisha, është takuar ditën e djeshme në Uashington D.C me Zonjën e Parë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mishelë Obama. Mësohet se gjatë këtij takimi zonja Berisha e ka njohur bashkëshorten e Presidentit të Shteteve të Bashkuara me angazhimin e saj në drejtimin e foncadionit “Fëmijët Shqiptarë” dhe Fondacionin “Nënë Tereza”. Mësohet se Mishelë Obama ka vlerësuar mjaft kontributin e zonjës Berisha dhe fondacionit që ajo drejton në ndihmë të fëmijëve në nevojë si dhe ekspozitën e hapur nga Liri Berisha në një nga ambientet e selisë së OKB-së në Nju-Jork për nder të Nënë Terezës. Mësohet se Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara ka shprehur vlerësimet e saj edhe për kontributin që Shqipëria dhe shqiptarët kanë dhënë për paqen dhe stabilitetin në Ballkan dhe kontributin e komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara, një pjesë e të cilëve bashkëshortët Obama i kanë njohur në Çikago, por edhe më vonë, gjatë dhe pas fushatës elektorale për zgjedhjet presidenciale. Nga ana e saj zonja Berisha ka vlerësuar dhe ka falënderuar Zonjën Obama për përkrahjen që SHBA-të i kanë dhënë dhe vazhdojnë t’i japin Shqipërisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›