Energjia, gati linja nënujore me Italinë
30/04/2010 Panairi
Plot 5 miliardë euro investime parashikohet që të realizohen nga qeveria në 5 vitet e ardhshme për sektorin energjetik. Një fakt të tillë, e ka bërë me dije vetë ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Dritan Prifti, gjatë fjalës së mbajtur dje në ceremoninë e hapjes së panairit të “Teknologjisë, Energjisë dhe Mjedisit”, organizuar nga Fiera del Levante dhe Alb-Konfindustria. Ministri Prifti vuri theksin në rëndësinë që ka marrë kohët e fundit sektori energjetik në vendin tonë, i cili paraqitet si një sektor më tepër interes për investitorët vendas dhe të huaj. Ai tha se në muajt e fundit ka me qindra aplikime për koncesione të ndryshme në sektorin energjetik, një pjesë e të cilave gjenden në proces oponence teknike apo në atë të hapjes së tenderit. Gjithashtu ai theksoi në fjalën e tij se së fundmi ka marrë rrugë edhe një projekt tjetër madhor, ndërtimi i një linje nënujore transmetimi mes Shqipërisë dhe Italisë. Ideja e linjës nënujore të transmetimit të energjisë fillimisht ngjalli debate, sepse për shumë ekspertë është e lidhur edhe me një tjetër projekt të diskutueshëm, ndërtimin e një centrali bërthamor. Por përtej këtij projekti, në Shqipëri ka investitorë të tjerë italianë në energjetikë, që kanë pranuar se do të eksportojnë energji drejt Italisë, siç është shoqëria e energjisë eolike Moncada. Moncada po ndërton një park të energjisë së erës në zonën e Vlorës. Për 5 vitet e ardhshme, ministri theksoi se për sa u përket investimeve në sektorin energjetik, se parashikohet të kapin një vlerë prej 5 miliardë eurosh. “Ky është dhe një lajm tjetër i mirë për ata që dëshirojnë të investojnë për të prodhuar energji elektrike në Shqipëri, pasi energjia e tyre që nuk do të shitet në Shqipëri do të shitet në tregun italian”, tha Prifti ndër të tjera në fjalën e tij.