E Shtunë, 31 Tetor 2026

United të transferojë Diarran?

Manchester United e ka përcaktuar mesfushorin defensiv të Real Madridit, Lassana Diarra, si synim për t'u transferuar nga Djajtë e Kuq gjatë kësaj vere.

Siç shkruan Marca, Djajtë e Kuq janë duke shqyrtuar mundësinë për të ofruar 17 milionë paund për lojtarin, i cili dështoi të jetë në formacionin e parë në Madrid, pasi që në vendin e tij, tani standard luan Fernando Gago.

Diarra iu bashkua Realit për 20 milionë paund 15 muaj më parë, kurse nuk ka arritur të lë përshtypje në Bernabeu. Nëse transferimi i Lassana Diarras dështon, atëherë opsion për Fergusonin është Mahmadou Diarra që është i preferuari i skocezit. Mahmadou Diarra luajti vetëm pesë herë këtë sezon, ndërsa këto transferime mund të ndikohen nga kërkesa e Real Madridit për Patrice Evran.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›