Liri fetare, toleranca nuk mjafton më
Giulio Terzi/ministër i Jashtëm i Italisë
-Në prill mbushen 50 vjet të enciklikës “Pacem in terris” me të cilën kulmon leksioni i Papa Gjoni XXII. Fjalët e epërme që ai tekst ndryn në vetvete, përmbajnë të pandryshuara vlerën e tyre morale të jashtëzakonshme. Papa kërkon tek e vërteta, liria, dashuria dhe drejtësia katër themelet e bashkëjetesës paqësore. Për fat të keq duhet të pranojmë se paqja, stabiliteti dhe siguria në mjaft vende dhe rajone të botës sa vijnë e vihen në rrezik edhe sot, nga episode të inotlerancës fetare, tensione me natyrë sektare dhe të tjera fundamentaliste. Sipas të dhënave të besueshme, vitin që lamë pas (2012) mbi 100 mijë kristianë në botë humbën jetën për shkak të besimit të tyre. Nuk mundet dhe nuk duhet të dorëzohemi. Është e paimagjinueshme, një pikë kthese në në angazhimin e komunitetit ndërkombëtar për të bërë të mundur që lufta mes qytetërimit dhe intolerancës fetare të fitohet. Qeveritë dhe forcat politike kanë përgjegjësinë që të bëjnë detyrën e tyre në këtë kuadër, të udhëhequr nga kuraja dhe sensi i përgjegjësisë që nevojitet për realizimin e këtij objektivi. Është e domosdoshme që të përfshihet në këtë përpjekje edhe shoqërinë civile, që është subjekt i iniciativave të panumërta, mes të cilave edhe krijimi i një Observatori mbi kushtet e lirisë së besimit fetar në botë, protokolli i të cilit është firmosur në Romë një vit më parë, e që është qendër universale e dialogut ndërfetar. Liria e besimit fetar në fakt nuk duhet të kufizohet më vetëm me lirinë e kultit, aq më tepër duhet të jetë ajo e kufizuar në sferën private dhe individuale, apo të reduktohet në njohjen formale nga ana e Shtetit. Liria e besimit duhet të përfshijë pra të drejtën e të besuarit apo të mos besuarit, të konvertimit, të të luturit edhe në mënyrë publike, të edukimit dhe të edukuarit, të drejtën e reflektimit publik dhe të pjesëmarrjes në zgjedhjet politike. Në këtë kuadër Europa ka qenë një hapësirë e një aksioni prioritar. Bashkimi Europian ka krijuar një Task-Forcë me instrumente konkrete, që përfshin edhe një mekanizëm paralajmërimi të shpejtë. Italia ja ka dalë që pas negociatave intensive që në Strategjinë e BE-së për të drejtat e njeriut, ta rendiste lirinë e besimit mes atyre prioritare kombinuar me përvijimin e një plan-veprimi operativ dhe caktimin e një Përfaqësuesi special...Duhet ecur pra në këtë drejtim, e vetmja që mund të japë frute, duke nxitur mbi të gjitha respektin për identitetin e tjetrit, një parim ky i njohur nga të gjitha religjionet universale.
Marrë nga www.esteri.it
Përktheu: Skerdilajd Zaimi