Të korruptuar jemi edhe ne qytetarët
Marsela Xhafa/ studente
-Të gjithë ndodhemi para mjekut, e më pas tek dera e farmacistit. Njeriu do të bëjë gjithçka që të vizitohet e të kurohet edhe kur i ka mbetur vetëm “lëkura” !... Tek mjekët tanë, tashmë nuk ka humanizëm, por pangopësi të tmerrshme. Nga kjo ndjesi, arrihet që ata ta “harrojnë” edhe profesionin e tyre përballë pacientit të sëmurë se, tek e fundit, askush s’u kërkon llogari. Shteti ynë është më i sëmurë se ndërgjegjja korruptive dhe e papërgjegjshme e mjekut. Por edhe ne, pacientët, përballë mjekëve, jemi të korruptuar… (?) Pyesim: “Sa lekë do(mjeku) që të na rigjeneroj녔. Pra vetveten e shpiem në viktimë…Tradiat jonë thotë se mjekut apo infermieres do t’ia japim një bakshish, atëherë kur e meriton. Por kjo mitmarrje është kthyer në sistemin më të fëlliqur të shoqërisë. Mjeku i shtetit, në spitalin “han” të shtetit, me “armën” e profesionit të rrjep më tepër se mjeku privat “(!). Këtu, nuk ndihet sa janë çmimet e sëmundjeve. Por një gjë është e qartë: Sa më sëmurë të jesh aq më shumë ndodhesh para burokracisë spitalore. Fjala vjen, në hapësirat e Beratit apo të Fierit, ka mjekë shumë të mirë nga ana profesionale. Dikur, disa nga këta mjekë ishin edhe njerëz humanë dhe “fjalëshërues”, siç thotë edhe filozofia e Sokratit. Por, këta mjekë, sot e kanë humbur vlerën humane. Të verbuar deri në ekstrem, për fitime financiare në spitalin “han” të shtetit apo dhe, në njësi të tjera vizito-spitalore, shfaqen tmerrësisht “handikapat” dhe jashtë çdo përgjegjësie sociale dhe ligjore. Tek këta mjekë, të “sëmurë” nga ndërgjegjja dhe morali i profesionit të tyre, hyjnë në lidhje me shumë farmacistë. Në vend, që, në recetat e tyre mjekësore të përcaktojnë medikamentin në funksion të sëmundjes që ka pacienti, radhisin një “duzinë” ilaçe të panevojshme. Disa mjekë të rekomandojnë dhe farmacistin, ku, sipas tyre ndodhen ilaçet e “sëmundjes” time. Përse ndodh kjo? Kuptohet: farmacisti – magazinier, të shesë sa më shumë ilaçe. Po, a e denoncojmë, ne, këtë fakt korruptiv dhe kriminal!? Jo! Se, tek e fundit, dyshja mjek-farmacist janë më “zanatçinj” në këtë lloj korrupsioni se, sa në profesionin e tyre.